Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev quajti parime bazë të punës së qeverisë së re çiltërsinë, transparencën dhe bashkëveprimin të ngushtë me shoqërinë.

Duke hapur sot në Moskë takimin e parë të Kabinetit, ai theksoi se ministrat në punën e tyre duhet të mbështeten në vlërësimet ekspertë të specialistëve dhe të marrin parasysh interesat e qytetarëve.

Dimitri Medvediev shprehu gjithashtu vlerësim të lartë për përbërjen profesionale të kabinetit të ri, duke theksuar se çdokush nga të pranishmit e ka rekomanduar veten si një profesionist dhe një drejtues i mirë.