0Diplomatët rusë po bëjnë ç’është e mundur që të lirojnë 4 motoçiklistët rusë, të cilët janë arrestuar kohët e fundit në Bagdad dhe akuzohen nga autoritetet vendase për spiunazh. Miqtë dhe të afërmit e motoçiklistëve organizuan aksione në mbështetje të tyre.

Katër motoçiklistët rusë që kanë udhëtuar gjysmën e botës, Oleg Kapkaev, Aleksandër Vardanjanc, Oleg Maksimov dhe Maksim Ignjatev, duke udhëtuar nëpër Turqi, Iran dhe Irak kohët e fundit u arrestuan afër Bagdadit dhe akuzohen për spiunazh. Siç njoftoi atasheja për shtyp i Ambasadës ruse në Irak Sergei Çerkasov, diplomatët po bëjnë ç’është e mundur për lirimin e motoçiklistëve.

- Ambasada ruse në Irak po përpunon çështjen e lirimit të tyre me strukturat përkatëse shtetërore të Irakut. Kjo çështje qëndronte gjithashtu në rendin e ditës gjatë takimit të Ambasadorit të Rusisë në Irak me drejtuesit e shtetit, ku atij i premtuan se do të ndihmojnë për lirimin e tyre sa më të shpejtë.

Sot herët në mëngjes nga motoçiklistët e arrestuar erdhi mesazhi se ata kanë filluar të merren në pyetje, u akuzuan për falcifikimin e vizave dhe i kërcënuan me vdekje. Midis të tjerash, siç i njoftoi Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” anëtari i motoklubit “Rolling Anarchy” Ivan Kuznecov, të arrestuarit në Bagdad janë turistë motoçiklistë me përvojë. Vizat ata i kanë marrë në Moskë, në Ambasadën e Irakut, duke paralajmëruar zyrtarisht se duan të kalojnë nëpërmjet territorit të vendit, vë në dukje vëllai i Aleksandër Vardanjancës Evgenji. Gjatë formulimit të dokumentave nuk pati asnjë pengesë.

Deri në Bagdad motoçiklistëve rusë ju duheshin dhe 20 km. Ata u ndaluan nga njerëz me uniformë ushtarake. Rusët u dërguan në një bazë ushtarake irakiene dhe iu morrën dokumentat. Tani lidhje me motoçiklistët rusë pothuajse nuk ka. Njëri prej tyre çuditërisht arriti të fshihte telefonin dhe shumë rrallë iu dërgon mesazhe të afërmve.

Miqtë dhe kolegët e katër motoçiklistëve organizuan disa aksione në mbështetje të tyre, përfshirë këtu dhe patrullën pranë Ambasadës së Iranit.