Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Samitin e ardhshëm të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit (Asia-Pacific Economic Coorporaitin, APEC) më 2-9 shtator në Vladivostok, njoftoi Zëvendëskëshilltari i Presidentit të SHBA-së për sigurinë kombëtare, Ben Rhodes.

0Më parë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney njoftoi gazetarët se Presidenti amerikan Barack Obama nuk do të mund të marrë pjesë në samit, sepse më 3-9 shtator të këtij viti do të duhet të marrë pjesë në Kongresin parazgjedhor të Partisë Demokratike, ku do të emërohet zyrtarisht kandidat për në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të 6 nëntorit.