Për "Gjyshet e Buranivit" (Buranovskye Babushki) që interpretuan për Rusinë në konkursin “Eurovision 2012” po bëjnë tifozllëk në të gjithë vendin. Këto ditë në kryeqytet u zhvilluan disa aktivitete në mbështetje të artistëve.

Kështu, gjyshet e kryeqytetit, të veshura me kostumet e Udmurtias, bënë xhiro në Moskë në retro-makinë dhe më pas në “Varobjovie Gori” dhuruan flamuj kalimtarëve dhe iu bënë thirje atyre të bëjnë tifozllëk  për pjesëmarrëset ruse në konkurs.

0Në mbrëmje në hyrjen qendrore të parkut “Gorki” xhiruan një klip të plotë në mbështetje të "Gjysheve të Buranovit" (Buranovskye Babushki). 200 njerëz të veshur me bluza sportive të njëjta të kuqe bënë një maratonë të vërtetë nën tingujt e hitit ndezës për të gjithë. Fleshmobery e quajtën veten nipër dhe mbesa të "Gjysheve të Buranovit" (Buranovskye Babushki).