Në Egjipt sot është dita e dytë përfundimtare e votimit në zgjedhjet presidenciale, të parat pas revolucionit dhe përmbysjes së presidentit Hosni Mubarak.

Në prag pjesëmarrja e votuesve ishte shumë e lartë. Për shkak të radhëve të mëdha u zgjat edhe koha e votimit.

Pati dhe incidente. Kandidatin për President të Egjiptit Ahmed Shafik, ish Kryeministrin e Egjiptit, turma e gjuajti me gurë dhe këpucë.

Ndërsa në Kajro mbështetësit e kandidatëve të ndryshëm organizuan një përleshje, gjatë së cilës mbeti i vrarë një polic.

0Përveç kësaj, ditën e parë të votimit janë regjistruar shkelje të shumta, të tilla si blerja e votave dhe agjitacion ilegal.