0Është plotësisht e qartë se BE nuk di se si ta shpëtojë Greqinë. Sikurse është e qartë që dhe nuk do ta lëshojë atë. Prandaj dhe takimi i radhës i drejtuesve politikë të BE-së përfundoi po njësoj me deklaratën e turbullt se Greqia gjithsesi do të shpëtohet.

Por të quhet samiti i pakuptimtë nuk bën. Ai do të mbahet mend nga diskutimi i nisur midis Gjermanisë dhe Francës në lidhje me faktin sesi duhet të shpëtohen shtetet problematike. Kursin e përparuar të Angela Merkel për reduktimin e shpenzimeve të shtetit në të gjitha kostot e mbështet tashmë vetëm Finlanda, Austria dhe Holanda. Franca, ku u rinovua pushteti politik, tani po shkon në drejtim të kundërt, duke tërhequr pas vetes vendet e tjera evropiane. François Hollande kërkon futjen e eurobonove të përbashkëta. Unifikimi i përqindjeve të taksave zmbraps gjuetinë e spekulatorëve për të luajtur kundër vendeve problematike duke ngritur pagesat e tyre të borxheve. Ky duhet të jetë hapi i parë për rimëkëmbjen e sistemit të financave shtetërore të vendeve që kanë jashtëzakonisht shumë borxhe, deklaroi presidenti i ri francez:

- Unë e respektoj këndvështrimin e Angela Merkel kur ajo thote se eurobonot nuk mund të jenë instrument i ritjes ekonomike. Por ky është instrument i cili lejon arritjen e kushteve të caktuara për ritje.

Për gjermanët përgjegjësia kolektive për borxhet është e padobishme. Sot ata kanë rejtingun më të lartë të kredisë. Investorët po heqin qafe bonot greke dhe spanjolle, duke siguruar në vend të tyre ato gjermane. Përveç kësaj, pas futjes në qarkullim të eurobonove të përbashkëta shtetet problematike mund të humbasin stimulin për të rimëkëmbur ekonominë e vet.

Herës tjetër liderët e BE-së do të takohen në Bruksel në fund të qershorit. Në atë kohë në Greqi duhet të mbahen zgjedhjet. Nëse shteti nuk do ta kapërcejë krizën politike, atëherë nuk do të ketë asnjë shpresë për kalimin e krizës ekonomike. Dhe atëherë presidenti francez nuk do ta ketë mendjen te deklarimi i pavarësisë si dhe kancelarja gjermane për fitimin e biznesit gjerman. Ata do të kenë një problem akoma dhe më serioz - fati i zonës së euros.

Sergei Guk, Anastasia Pershkina