Sipas studimit të paraqitur së fundmi nga Zyra e Statistikave Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar, treguesi i jetëgjatësisë mesatare të burrave dhe grave në të gjithë botën e qytetëruar gjatë disa viteve të fundit, afrohet dhe në vitin 2030 mund të barazohet.

Bëhet fjalë kryesisht për situatën në vendet e Evropës Perëndimore, por kjo prirje është karakteristike praktikisht në çdo vend të zhvilluar të rruzullit tokësor, në radhë të parë për llogari të përmirësimit të cilësisë së shërbimit shëndetësor.

0Një tjetër arsye për ndryshime të tilla qëndron në faktin se burrat, jetëggjatësia e të cilëve është më pak se gratë, përpiqen gjithnjë e më shumë të bëjnë një mënyrë jetese të shëndetshme. Ndërsa gratë përkundrazi, kanë adoptuar shumë vese të këqija të meshkujve.