Shkencëtarët gjermanë zbuluan në trurin e majmunit Makaka neurone të lidhura me vetë-ndërgjegjësimin që janë unike për njerëzit, majmunët, balenat dhe elefantët. Neuronet u gjetën në pjesën e trurit përgjegjëse për lindjen e emocioneve, sidomos të dashurisë, urrejtjes, vetë-besimit dhe sikletit.

0Studimi i këtyre neuroneve dhe lidhjet e tyre me zona të tjera të trurit në majmunët mund të ndihmojë në studimin e evolucionit të vetëdijes së njerëzve, shkaqeve të sëmundjeve të tilla si autizmi e madje edhe veseve të këqija të tilla si pirja e duhanit apo përdorimi i drogës.