Të martën disa organizata që mbrojnë të drejtat e njeriut depozituan njëherazi ankesa kundër vendimit të Gjykatës së Basmannit të Moskës për shpërbërjen e kampit opozitar. Sipas mendimit të mbrojtësve të të drejtave të njeriut gjykata i ka tejkaluar kompetencat e saj duke vendosur të shpërndajë kampin opozitar dhe duke i cilësuar "shëtitjet" e opozitarëve si ilegale. Autoritetet e qytetit ranë dakord se protestuesit mund të ktheheshin në monumentin e Abait, "por pa e kaluar natën aty", shkruhet në gazetën "Komersant" ("Комерсантъ").

Ju kujtojmë se të martën më 15 maj Gjykata Basmanni e Moskës urdhëroi Prefekturën e Qarkut qendror dhe policinë të ndërmerrnin masa për të ndaluar protestat e opozitës në bulevardin Çistoprudni dhe të vendosnin rregullin dhe të ruanin pastërtinë ne qarkun përkatës.