Sasia e rradhës e armëve ruse do të mbërrijë së shpejti në Venezuelë, njoftoi Presidenti Hugo Chavez. "Pa ndihmën e Rusisë ne nuk do të kishim fuqinë ushtarake që kemi tani", - tha ai të martën në televizionin shtetëror.

Bëhet fjalë për një furnizim me armë në kuadër të planit për përforcimin e ushtrisë së Venezuelës me armë moderne për mbrojtjen e territorit kombëtar, theksoi Presidenti. Ai tha gjithashtu se kishte besim "në mbështetjen e Rusisë dhe Kinës në të gjitha frontet".