Kandidati për President i SHBA-ve nga Partia Republikane, Mitt Romney, fitoi në zgjedhjet paraprake të zhvilluara të martën në shtetet e Kentuckydhe Arkansas.

Fitorja e milionerit 65-vjeçar Romney në Kentucky ishte e parashikueshme. De facto ai e fitoi garën republikane që më 10 prill, kur u distancua ndjeshëm nga rivali i tij kryesor - ish-senatori nga Pensilvania Rick Santorum.

Formalisht gara e zhgjedhjeve paraprake presidenciale e republikanëve do të përfundojë në fund të gushtit në Kongresin Kombëtar të partisë në Tampa (shteti i Florida-s), në të cilin do të emërohet zyrtarisht kandidati për President. Për të fituar emërimin duhet marrë mbështetja e 1144 delegatëve. Tani Romney ka votat e 1024 delegatëve.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 6 nëntor 2012.