Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar të Ukrainës Vladimir Gerashenko dyshohet për shitje të paligjshme të biletave për Lojërat Olimpike në Londër dhe është shkarkuar nga detyra.

Gerashenko kishte si qëllim shitjen e rreth 100 biletave në tregun "e zi" për disa mijëra dollarë. Kjo u bë e qartë kur një reporter i BBC luajti rolin e blerësit duke komunikuar në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm në lidhje me një shitje të mundshme.

Në Mbretërinë e Bashkuar një transaksion i tillë përbën vepër penale që dënohet me gjobë deri në 30 mijë dollarë. Vetë Gerashenko pohon se nuk ka kryer asgjë ilegale.