Mbesa e Mbretëreshës së Britanisë së MadheElizabetës së II-të Zara Phillips do të marri pjesë sot në stafetën tradicionale të zjarrit olimpik. Kampiones së botës në sportet me kuaj, e cila në maj mbushi 31vjeç, i është besuar të mbajë pishtarin e zjarrit olimpik në fundin e ditës së pestë të stafetës.

Është planifikuar që vajza e Princeshës Anne të kalojë një pjesë të itinerarit në hipodromin e qytetit të Cheltenham në qarkun Gloucestershire. Phillips donte të merrte pjesë në Olimpiadën e vitit 2008 në Pekin, por ajo nuk mori pjesë për shkak të traumës së kalit të saj. Ndoshta ajo do të garojë në rradhët e ekipit britanik në Lojrat Olimpike në Londër, të cilat fillojnë më 27 korrik.