Raundi i rradhës i negociatave të "6-shes" së ndërmjetësve ndërkombëtarë me Iranin për programin e tij bërthamor fillon sot në Bagdad. Ashtu si dhe më parë qëllimi i takimit është marrja e konfirmimit se programi bërthamor iranian nuk ka orientim luftarak.

Komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar për faktin se Teherani përvetësoi teknologjinë dhe filloi të pasurojë uranium deri në 20 %. Sipas fjalëve të përfaqësuesve të vendit ky uranium është i nevojshëm për trajtimin e pacientëve me kancer.

Aktualisht kundër Iranit janë vendosur një sërë sanksionesh ekonomike. SHBA, përveç kësaj, vazhdojnë të kërcënojnë Iranin me veprime të mundshme ushtarake.