Siç treguan dhe diskutimet e zhvilluara në Simpoziumin ndërkombëtar mbi kozmosin, që u haptë martën në Uashington, Rusia dhe vendet europiane janë duke zhvilluar plane ambicioze të eksplorimit të hapësirës së thellë kozmike, duke përfshirë fluturimet në Hënë dhe Mars dhe krijimin atje të qendrave të banueshme. Interesimin e saj për projektet në fjalë e ka konfirmuar dhe Japonia.

Nga ana tjetër agjencia hapësinore amerikane ka njoftuar se për shkak të shkurtimit të buxhetit do të kufizohet me lëshimin e vetëm një sateliti në Mars në vitin 2018.