0Gjashtë "zonja ruse" – të pagëzuara kështu nga gazetarët e huaj – u bënë finalistet e konkursit kryesor të këngës në Europë. Gjysmë-finalja e parë, e cila përfundoi mbrëmë, u ndoq nga më shumë se 100 milionë shikues.

Gjyshet e Buranovo-s para fillimit të gjysmë-finales ishin favorite absolute: në rrugë këndonin këngën e tyre "Party for everybody", organizatorët i shprehën se kishin rënë në dashuri me to, ndërsa në qendrën e shtypit ato dolën fitueset e votimit ndërmjet gazetareve.

Dhe kur u shpall Rusia si finaliste në qendën e shtypit u degjuan brohoritje. Administratorja e ansamblit Maria Tolstukhina në një intervistë të dhënë radios "Zëri i Rusisë" pranoi se kurrë më parë nuk kishte përjetuar një ankth të tillë:

- Zemra ime rrihte shumë shpejt edhe pse unë nuk kisha asnjë dyshim. E dija se nëse gjyshet do të shkonin në Europë ata do t’i donin, por nuk mendoja se dashuria e njerëzve do të arrinte një pikë të tillë.

Faktin që gjyshet janë të gëzuara këtë e tregojnë veprimet e tyre. Gjatë interpretimit "zonjat ruse" e ndezën sallën jo më keq se sa rivalët e tyre të rinj. Dhe pastaj një nga gjyshet - Galina Nikolaevna Konieva ndenji për të përfaqësuar Rusinë në konferencën për shtyp, e cila përfundoi pothuajse në mëngjes herët. Sipas saj përkrahja e gjithë publikut ndjehej në skenë:

- Faleminderit të gjithë atyre që votuan për ne, që bënë tifozllëk për  ne, familjarëve tanë dhe gjithë juve. Për ne është shumë i këndshëm fakti që në sallë dhe korridore të gjithë njerëzit na përshëndesin ngrohtë, gazetarët nuk na lenë të kalojmë. Edhe muzika nuk dëgjohej, kaq shumë bërtisnin në sallë.

Pak para fillimit të gjysmëfinales ansambli u shfaq në qendrën e shtypit dhe shkaktoi një llokoçitje të vërtetë. Në mënyrë që të fotografonin ato shumë gazetarë u ngjitën madje edhe në muret e dhomave të improvizuara për intervista. Kjo kishte shumë kohë që nuk ndodhte, tregoi gazetari Ado Mirkosheviç, për të cilin nuk është viti i parë vjen në "Eurovizion":

- Duke filluar që nga ky maj dhe për shumë vite me rradhë fshati rus i Buranovo-s do të bëhet më i famshmi në Europë. Gjyshet tuajajanë të mrekullueshme. Ata sollën aq shumë energji pozitive në këtë konkurs. Eurovizioni kishte kohë që nuk shihte diçka të tillë - nuk ka patur vëmendje të tillë për interpretuesit nga mediat. Madje edhe tani ne po flasim pas ngjitjes në skenë duke u përpjekur të shikojmë gjyshet. Unë nuk e di se kush do të fitojë, por ata i kanë të gjitha mundësitë. Unë besoj se ndër liderët do të jenë Rusia, Suedia dhe Serbia.

Më 26 Maj “Gjyshet e Buranovit” (“Buranovskye Babushki”) do të dalin në skenën e Cristall Hall të gjashtat në rradhë sipas shortit të hedhur.

Polina Çernica