Në Kanada një burrë mbijetoi pas hedhjes në Ujvarën e Niagarës. Supozohet se ai tentoi t’i jepte fund jetës me vetëvrasje. Policia pa sesi burri kapërceu kangjellat e urës dhe u hodh poshtë.

Si rezultat i rënies nga lartësia 55 metra ai morri dëmtime të shumta, duke përfshirë thyerjen e disa brinjëve dhe kolaps pulmonar. Pavarësisht lëndimeve të rënda, ai arriti të dalë vetë në breg.

Bashkëpunëtorët e shërbimit lokal të shpëtimit mendojnë se burri ishte tepër me fat. Sipas mendimit të tyre ai ra në vorbullën e ujit dhe mundi të notonte, çfarë do të kishte qenë e pamundur nëse atë do ta kishte përfshirë rrjedha kryesore e ujit.

Ky i mbijetuar u bë njeriu i tretë në histori që arriti të mbetet gjallë pas hedhjes nga Ujvara e Niagarës pa ndonjë pajisje të posaçme mbrojtëse.