Vendet e NATO-s i përmbahen një pozite unanime në lidhje me planin e transferimit të drejtimit të veprimeve luftarake në vend autoriteteve pushtetore afgane. Për këtë deklaroi Presidenti amerikan Barack Obama gjatë mbylljes së Samitit të NATO-s në Çikago.

0Transferimi i drejtimit të veprimeve luftarake duhet të realizohet diku aty nga mesi i vitit 2014. Deri në momentin e tërheqjes përfundimtare nga Afganistani në fund të vitit 2014 forcat e Aleancës do të plotësojnë detyrën e trajnimit dhe mbështetjes së trupave afgane. Barack Obama e siguroi Afganistanin se NATO është e vendosur të vazhdojë partneritetin strategjik afatgjatë edhe pas tërheqjes së trupave ushtarake.