Shkrirja e akullnajave dhe shtresës sipërfaqësore të tokës në zonën e ngricës së përjetshme çon në emetimin në atmosferë të grumbullimeve të metanit, që ndodhen në thellësitë e tokës. Kjo u konfirmua nga studimet e fundit shkencore të kryera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në artikullin e botuar në revistën Nature Geoscience thuhet se metani ndikon në mënyrë shumë më të fuqishme në ngrohjen globale sesa dioksid i karbonit.

0Sipas bindjes së shkencëtarëve metani është i aftë të mbajë 20 herë më shumë nxehtësi në atmosferë se dioksidi i karbonit. Prandaj, siç shkruan revista, aktualisht është e pamundur të vlerësohet sasia e metanit që emetohet si rezultat i ngrohjes në zonat e ngricës së përjetshme. Shkencëtarët rusë, që studiojnë ngrohjen në tundër, i kushtuan gjithashtu vemendje rritjes së përqendrimit të metanit në vendet ku ka filluar shkrirja e shtresës së ngricës së përjetshme.