Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ditën e martë deklaroi se vendet e Eurozonës kërcënohen nga një rënie (recession) e thellë dhe i bëri thirrje qeverive të vendeve anëtare si dhe Bankës Qendrore Evropiane për të ndaluar përhapjen e rënies në ekonominë globale.

Sipas parashikimit të OECD, ekonomia e zonës së euros do të reduktohet me 0.1% në vitin 2012, ndërsa një rimëkëmbje të lehtë rreth 0.9% ajo mund ta përjetojë vetëm në vitin 2013. Organizata supozon gjithashtu se Bankës Qendrore Evropiane mund t’i duhet të rifillojë blerjen e letrave me vlerë të borxhit të vendeve më të prekura nga kriza anëtare të zonës së euros.

0Ekonomia botërore në vitin 2012, sipas parashikimeve të OECD, do të rritet me 3.4%.