Hetimi i Komitetit Amerikan për Çështjet e Forcave të Armatosura të Kongresit të SHBA zbuloi se në sistemin amerikan të armatimeve përdoren më shumë se një milion komponentë të falsifikuar (counterfeit).

Si rezultat i hetimit që zgjati plot dy vjet u arrit të evidentohet se detale të falsifikuara - kryesisht çipe elektronike - janë përdorur në kompjuterat që drejtojnë raketat, në avionë dhe nëndetëse.

0Detale të falsifikuara janë gjetur në komplekset e armatimeve të blera tek prodhuesit e mëdhenj të armëve, të cilët nga ana e vet ua kanë blerë ato  nënkontraktorëve. Deri në 70% e komponentëve të falsifikuara vijnë nga Kina.