Në Indonezi përfundoi analiza e të dhënave të vetëregjistruesit të zërit të avionit të rrëzuar rus "Sukhoi Superjet-100".

Sipas informacionit të marrë, të gjitha sistemet dhe agregatet e avionit funksiononin normalisht. Në veçanti funksionoi madje dhe sistemi i paralajmërimit mbi afërsinë e rrezikshme me tokën. Tani ekspertët po përpiqen të rivendosin trajektoren e fluturimit në mënyrë që ta krahasojnë atë me të dhënat e marra.

0Vetëregjistruesi parametrik i bordit nuk është gjetur ende. Evakuimi i trupave të viktimave nga vendi i katastrofës përfundoi më 18 maj. Janë gjetur dhe identifikuar trupat e të gjithë pasagjerëve.