0Vetëregjistruesi i zërit (një nga “kutitë e zeza” të bordit të avionit) i “Sukhoi Superjet-100” u gjet në një grykë malore afër vendit të rrëzimit të aeroplanit një javë pas aksidentit ajror. Deshifrimi i të dhënave të “kutisë së zezë” tashmë i dha një informacion shumë të vlefshëm ekspertëve. Sistemi i paralajmërimit mbi përplasjen me tokën T2CAS funksionoi në kohë dhe sinjalizoi ekuipazhin për rrezikun kërcënues. Tani specialistët e përshkruajnë në këtë mënyrë fluturimin e fundit të aeroplanit: ai startoi nga pista e aerodromit, mori lartësinë dhe bëri një fluturim të plotë rrethor mbi bazën ajrore. Pilotët kërkuan leje nga dispeçeri për të ulur lartësinë e fluturimit me qëllim që të mund të kalonin nën shtëllungat e dendura të reve. Dispeçeri lejoi manovrimin por nuk njoftoi gjatë kësaj ekuipazhin se për shkak të uljes së lartësisë aeroplani devijoi nga kursi i fluturimit. Tani të gjithë presin me padurim gjetjen e “kutisë së dytë të zezë” me qëllim që ta përfundojnë këtë version, vuri në dukje Kryeredaktori i revistës për aviacionin “Fluturimi” («Взлет») Andrei Fomin:

- Vetëregjistuesi parametrik i bordit nuk është gjetur ende. Dhe, me sa kuptoj unë, kërkimi i tij do të vazhdojë nga ana e palës indoneziane. Deshifrimi i të dhënave të tij do të mund të japë një informacin të ri në lidhje me aksidentin ajror tragjik. Tani për tani ne nuk kemi në duar as vetë transkriptimin, por vetëm interpretimin e tij nga Komisioni. E vetmja gjë që mund të them me siguri është se në sistemet e bordit të aeroplanit nuk ka patur ndofarë problemesh me disfunksionimin teknik.

Njoftimet e para në lidhje me funksionimin nomal teknik të aeroplanit rus u pritën pozitivisht në ato vende që kanë blerë tashmë “Sukhoi Superjet-100” dhe në ato që kishin ndërmend të blinin disa aeroplanë të tillë. Pavarësisht nga situata e komplikuar aktuale këto vende nuk kanë bërë veprime apo deklarata të papritura, njoftoi Kryeredaktori i portalit “Aviaport.ru” (Авиапорт.ру») Oleg Pantelejev:

- Porositësit e aeroplanëve “Sukhoi Superjet-100” nuk nxitojnë të prishin kontratat e lidhura apo të bëjnë gjithfarë deklaratash të bujshme. Pala indoneziane, pavarësisht faktit se në ditët e para pas aksidentit tragjik ajror u deklarua prej saj se ekzekutimi i kontratave është pezulluar, tashmë e ka rishikuar mendimin e vet. Dhe që tani përfaqësuesit e kompanisë ajrore porositëse konfirmojnë gatishmërinë e tyre për pranimin e aeroplanëve në kuadër të kontratave të lidhura në afatet strikte. Nëse do të flasim mbi perspektivat e ardhshme të tregut, atëhere duhet konstatuar se ato në një shkallë të madhe do të varen nga fakti se si do të mund të ruajë prodhuesi karakteristikat e deklarauara të produktit të vet.

0Aeroplani rus “Sukhoi Superjet-100” u rrëzua më 9 maj gjatë kohës së fluturimit të demonstrimit pas përplasjes me shpatin tejet të thepisur të malit Salak në ishullin indonezian Java. Në bordin e tij ndodheshin 45 persona, midis të cilëve dhe 8 qytetarë rusë. Fatkeqësisht të gjithë ata gjetën vdekjen. Në Xhakartë Komisioni Ndërkombëtar është angazhuar tani në identifikimin e trupave të viktimave të aksidentit ajror.

Anastasia Pershkina, Julia Asheullova