Shkollat dhe universitetet në tërë Spanjën janë mbyllur ditën e martë në kuadër të grevës kundër planeve të qeverisë për reduktimin e shpenzimeve të buxhetit për arsimin. Kjo është greva e parë me përmasa të tilla që ka prekur të gjitha nivelet e sistemit arsimor në Spanjë.

0Si rezultat i reduktimeve, në klasat e shkollave do të rritet numri i nxënësve, mësuesit do të duhet të punojnë më shumë orë kundrejt të njëjtës pagë dhe tarifat e arsimimit për studentët do të rriten menjëherë me 25% . Siç pritet, në aksionet e protestës në të gjithë vendin do të marrin pjesë nxënës, prindër dhe mësues. Qeveria deklaron se reformat janë të domosdoshme për të mbuluar shpenzimet e buxhetit.