0Ia vlen të kujtohet, në këtë rast, se pikërisht çështja e mbrojtjes antiraket është problem (gur) themeltar në marrëdhëniet mes Moskës dhe NATO-s. Dhe megjithëse pjesëmarrësit e Samitit nuk miratuan ndonjë deklaratë të përgjithshme mbi mosdrejtimin e sistemit të MAR në Evropë kundër Rusisë, Barack Obama u shpreh në lidhje me këtë temë në konferencën e vet përfundimtare për shtyp si vijon:

- Ne po avancojmë në çështjen që ka të bëjë me MAR. NATO deklaroi tashmë mbi disponueshmërinë e përkohshme të sistemit të mbrojtjes antiraket. Amerika është përgjegjëse për rritjen graduale dhe përsosjen e mëtejshme të elementeve të sistemit evropian të MAR. Dua të theksoj se radari ynë në Turqi do të jetën nën kontrollin e NATO-s. Spanja, Rumania dhe Polonia kanë rënë dakort për dislokimin në territoret e veta të elementeve amerikane të sistemit të MAR. Holanda po merret tani me modernizimin e radarëve të vet. Dhe ne shpresojmë në pjesëmarrjen e vendeve të tjera në të. Meqenëse ky sistem nuk drejtohet kundër Rusisë dhe nuk ka për qëllim minimin e potencialit të saj të frenimit bërthamor, unë mendoj, si dhe më parë, se mbrojtja antiraket mund të bëhet sferë e bashkëpunimit tonë me Rusinë.

Në fakt, më shumë se sistemit të MAR në Evropë, vemendje në Samit iu kushtua Afganistanit. Në Çikago erdhi edhe Presidenti i këtij vendi Hamid Karzai, i cili zhvilloi negociata me Presidentin Barack Obama dhe Sekretaren Amerikane të Shtetit Hillary Clinton. Për pjesëmarrje në Samit erdhi dhe Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari. Ai pritej veçanërisht, meqenëse për shkak të neglizhencës së ushtarakëve amerikanë, të cilët dhanë goditje ajrore mbi bazën e ushtarëve pakistanezë, Pakistani bllokoi të gjitha korridoret e transportit tranzit për mallrat e NATO-s përmes territorit të vet. Dhe tani, me sa duket, bisedimet u arrit të lëvizin nga pika e vdekur. Asif Ali Zardari deklaroi se diplomatëve u është dhënë tashmë udhëzimi për “përfundimin me SHBA të marrëveshjes mbi rifillimin e tranzitit të ngarkesave natoviane”.

Në Çikago erdhën përfaqësuesit e më shumë se 50 vendeve-pjesëmarrëse në Forcën Ndërkombëtare të Ndihmës së Sigurisë në Afganistan (ISAF). Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen gjatë konferencës përfundimtare shtyp nuk e fshehu kënaqësinë e vet nga rezultatet e arritura në Samitin e Çikagos:

- Këtu në Çikago ne përcaktuam strategjinë tonë për përfundimin e misionit në Afganistan. Dhe ne riafirmuam sërish synimin tonë të përbashkët për mbështetjen e stabilitetit dhe sigurisë në Afganistan në partneritet të ngushtë me autoritetet e vetë republikës dhe organizatat ndërkombëtare. Jam i mendimit se ky ishte një samit jashtëzakonisht i suksesshëm.

0Ndërkohë ekspertët i përmbahen mendimeve të ndryshme përkatësisht vlerësimeve të Samitit të Çikagos.

Roman Mamonov