0Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev paraqiti kërkesën për t'u pranuar në radhët e Partisë "Rusia e Bashkuar" («Единая Россия»). Vendimi për pranimin e Kryeministrit në "Rusinë e Bashkuar" (RB) mund të merret që sot. Në Kongresin e partisë, që do të mbahet më 26 maj, Dimitri Medvediev do të propozohet për në postin e Kryetarit të RB.