Kulla më e lartë e komunikacionit “Tokio Skytree” ditën e martë hapi dyert e veta për vizitorët.

Lartësia e ndërtesës është 634 m, më i lartë se ajo është vetëm rrokaqielli “Burj Khalifa” në Dubai - 828 metra. Dy platforma vëzhgimi janë të vendosura brenda kullës përkatësisht në lartësitë 350 dhe 450 metra. Ndërtimi i godinës filloi në korrik të vitit 2008 dhe kushtoi 503.7 milionë dollarë.

Galeria fotografike: Në Tokio përfundoi ndërtimi i kullës televizive më të lartë në botë

Qëllimi kryesor i ndërtimit të “Tokios Skytree” është përhapja e radiosinjaleve për kompanitë transmetuese, meqenëse “Kulla e njohur e Tokios” (me lartësi 332,6 m), nuk mund ta përballojë plotësisht këtë detyrë. Për shkak të shfaqjes së një numri të madh ndërtesash të larta, sinjali i transmetuar prej saj shpesh ndërpritej.