Të paktën 14 persona gjetën vdekjen dhe 30 të tjerë u plagosën ditën e martë kur një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash në jug të Indisë.

Tren i shpejtë shkonte për në Bangalore, kur u përplas me trenin e mallrave që ndodhej në gjendje të palëvizshëm në një stacion treni. Katër vagona dolën nga shinat gjatë përpjekjes së makinistit të trenit të pasagjerëve për të frenuar në mënyrë emergjente.