Vendosja në qarkullim në Greqi e një monedhe paralele me euron do ta ndihmojë vendin të mbetet në zonën e euros dhe të përmbushë detyrimet e veta ndaj kreditorëve, njofton botimi “Die Post Reinische” me referim tek rezultat e studimeve të ekonomistëve të “Deutsche Bank”.

Monedha e re, e cila propozohet të quhet Geuro, do të jetë shumë e zhvleftësuar kundrejt euros dhe qeveria e vendit do të ketë mundësi të forcojë kursin e saj me ndihmën e reformave strukturore dhe politikën e rreptë buxhetoro-tatimore, të cilat në të ardhmen do ta ndihmojnë Greqinë të rikthehet te monedha e përbashkët evropiane.

Në të njëjtën kohë në “Deutsche Bank” e quajnë pak të besueshëm refuzimin e plotë të përdorimit të euros nga vendi, meqenëse shumica e popullsisë greke dëshiron të ruajë monedhën e përbashkët.