0Duma Shtetërore do të shqyrtojë sot projektligjin, i cili parashikon rritjen shumëfish të gjobave për shkelje të ndryshme të ligjit gjatë zhvillimit të aktiviteteve të pasanksionuara masive. Sipas këtij dokumenti, për organizatorët e aksioneve shuma maksimale e gjobës propozohet të rritet me 30 herë - deri në 1.5 milion rubla (rreth 37.500 €), ndërsa për pjesëmarrësit e zakonshëm me 200 herë - deri në 1 milion rubla (rreth 25.000 €).