0Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) Jukija Amano deklaroi ditën e martë se arriti marrëveshjen me Iranin për inspektimin e objekteve bërthamore iraniane, duke shtuar se dokumenti përkatës "do të nënshkruhet së shpejti". Sipas fjalëve të Jukija Amano, aktualisht ka mbetur vetëm të përpunohen disa detaje të marrëveshjes, edhe pse ato nuk janë principiale.