0Programe të tilla do të transmetojë, ose me saktë do të paraqesë “tabllonë” e garave të ndryshme sportive, Organizata Jokomerciale Autonome (OJA) “Transmetimi sportiv” («Спортивное вещание»). Në Lojrat Olimpike asaj do t’i duhet të zgjidhë detyrën e vështirë të krijimit të të ashtuquajturit sinjal kombëtar, vuri në dukje në intervistën për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Drejtori i Përgjithshëm i OJA “Transmetimi sportiv” Vasili Kiknadze:

- Struktura e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (Olimpic Broadcasting Services, OBS) - Shërbimet e Transmetimeve Olimpike - realizon transmetimin e të gjitha garave sportive. Ajo siguron të ashtuquajturin sinjal ndërkombëtar, i cili duhet të kënaqë çdo shtet. Por jo gjithmonë ato që transmeton OBS përputhen me interesat tona konkrete.

Prandaj kompania “Transmetimi sportiv” do të bëjë ndryshime të caktuara në videotransmetimet e OBS. Për shembull, nëse do të transmetohet një ndeshje hokei, vemendje do t’i kushtohet hokeistëve veteranë që do të jenë të pranishëm në tribuna. Ose do të rikujtohen disa nga momentet më të spikatura të historisë së hokeit sovjetik dhe rus. Në këtë mënyrë, kompania do të shndërrohet në zotëruese të pasqyrës informative. Për sa i përket anës teknologjike, do të përdoren teknologjitë më të fundit në sferën e transmetimeve televizive sportive. Tani po ndërtohet kompleksi i Stacioneve të Lëvizshme Televizive (SLT), analog të të cilit, të paktën, në Evropë tani për tani nuk ka.

Së bashku me amerikanët kompania po ndërton, ndërkohë që në rolin e këshilluesve dalin ekspertët e NBC, të ashtuquajturën Zyrë të Mediave. Ajo paraqet në vetvete një server të madh, në të cilin do të grumbullohet i gjithë informacioni nga të dymbëdhjetë SLT. Këtë informacion jo thjesht do ta mbledhin në një vend, por do ta sistemojnë dhe, si i thonë fjalës, “do ta stivojnë në rafte”. Kjo do të jetë një “depo” unikale që do të mundësojë përdorimin e arkivit në transmetim direkt, gjë kjo që nuk është bërë kurrë ndonjëherë më parë.

Në janar të vitit 2013 në objektet olimpike në Soçi do të fillojnë garat e para testuese sportive - 19 gara të nivelit të Kupës së Botës. Kompania “Transmetimi sportiv” duhet të realizojë në atë kohë transmetimin e tyre në përputhje me kërkesat më të larta ndërkombëtare. Testi i radhës për këtë kompani do të bëhet Universiada e vitit 2013 në Kazan, ndërsa më pas Lojrat Olimpike Dimërore të vitit 2014 në Soçi.

Oleg Nehaj