Për herë të parë në historinë e Forcave Ushtarake Detare (FUD) mbretërore britanike një grua merr komandën e një luftanije të mëdha. Kapitenia Sarah West kryeson fregatën luftarake HMS Portland, e cila aktualisht për riparim në kantierin detar në Skoci.

Një grua tjetër - Kaptenia Sue Moore - kryeson skuadronin e luftanijeve të vogla, të përbërë nga anijet e patrullimit. Vitin e kaluar u bë e ditur se flota britanike do t’u lejojë femrave ushtrake të kryejnë shërbim në nëndetëse.

Në Britani në vitin 1990 femrat u lejuan të shërbejnë në anijet luftarake dhe tani rreth 9% e stafit të Flotës Ushtarake Detare Mbretërore e përbëjnë femrat, në total 3420 oficere dhe ushtarake të zakonshme.