Policia e Montrealit ndaloi më shumë se 180 pjesëmarrës të demonstratave studentore kundër rritjes së vazhdueshme të pagesës për arsimim.

Protestat në provincën e Kebekut po vazhdojnë që prej më shumë se 100 ditësh. Sipas mendimit të protestuesve, rritja e pagesës për arsimimin përbën shkelje të drejtave të tyre duke qenë se kufizon aksesin për t’u arsimuar. Aktualisht niveli i pagesës për arsimin e lartë në Kebek mbetet një ndër më të ulëtit në vend.

Të premten e kaluar parlamenti i Kebekut miratoi ligjin që kufizon mundësitë e organizimit të demonstratave dhe mitingjeve dhe rrit shumën e gjobave për shkelësit. Megjithatë kjo nuk bëri gjë tjetër veçse çoi në rritjen e valës së protestave.