0Në një konferencë përmbledhëse për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjeve të Radiokompanisë “Zëri i Rusisë”, Dimitri Medvediev deklaroi si vijon:

- Për mua ky është tashmë samiti i pestë i “Tetëshes së Madhe” dhe, mund të them, se ai u bë një nga ato me brendi më të pasur si për nga kompleti i argumenteve, niveli i diskutimeve, ashtu dhe interesimi e angazhimi i të gjitha palëve. Me që ra fjala, përkatësisht numrit të kontadiktave, që ekzistojnë gjithmonë në mes të delegacioneve të ndryshme, udhëheqësve të veçantë, ky ishte, ndoshta, samiti më pak problematik e pa skandale.

Korresponduan pozitat e palëve në lidhje me Sirinë, Iranin dhe Korenë e Veriut. Delegacioni rus gjatë kësaj vuri në dukje se deklarata për Sirinë përkon me pozitën e Moskës.

Një tjetër rezultat i rëndësishëm i samitit në Çikago u bë arritja në marrëveshje për krijimin e një fondi special për dhënien e ndihmës vendeve arabe, të cilat u përfshinë nga vala e revolucioneve. Kapitali i tij fillestar i fondit do të përbëjë 250 milionë $. Në të njëjtën kohë krijimin e fondit nuk do të mund ta pengojë dot fakti, se udhëheqësit botërorë interpretojnë në mënyra të ndryshme pasojat sociale dhe politike të revolucioneve arabe.

Sipas mendimit të ekspertit të Institutit rus të Evropës Dimitri Danillov, në samit u përcaktuan vektorët, në lidhje me të cilët liderët do të arrijnë në marrëveshje ose jo:

- Nëse do të analizojmë atë sfond, në të cilin po zhvillohet samiti i Çikagos, për të gjithë do të bëhet mëse evidente situata e pasigurisë, paqartësisë që karakterizon gjendjen aktuale të punëve edhe në Evropë, edhe në çështjet ndërkombëtare. Paralelisht me samitin e sipërpërmendur u mbajt edhe samiti i NATO-s: është krejtësisht i paqartë fati mëtejshëm i Afganistanit, mbeten të  paqarta edhe perspektivat e marrëdhënieve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Në këtë situata samiti i “G-8” u bë pikërisht ai forum, i cili lejon ruajtjen e platformës për bashkëveprim në të ardhmen.

Si rregull, “G-8” në një shkallë më të vogël i kushton vemendje problemeve ekonomike. Kjo është prerogativë e “G-20” - ekonomive kryesore të botës. Ndërkohë situata e krijuar aktualisht në Evropë është e pamundur të injorohet, të anashkalohet. Para së gjithash, liderët shprehën preokupim serioz në lidhje me situatën e krijuar me Greqinë. Pozita e udhëheqësve të shteteve kryesore të botës gjeti pasqyrim në Komunikatën përfundimtare të samitit të Çikagos.

Ata u shprehën unanimisht kundër daljes së Greqisë nga zona e euros. Gjatë diskutimeve u përmend edhe shuma e nevojshme e ndihmës për zgjidhjen e krizës evropiane, e barazvlefshme me mjetet financiare që u deshën për rimëkëmbjen e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo është rreth 12.4 miliardë $.

0Në përgjithësi, samiti i “G-8” pasqyroi vendosmërinë e liderëve botërorë për të kërkuar edhe më tej rrugëdalje të përbashkëta nga situatat e mbarsura me krizat si politike, ashtu dhe ekonomike.

Konstantin Garibov