0Përveç kësaj, në Qeveri janë parashikuar dy poste të reja - i Ministrit për Zhvillimin e Lindjes së Largët të Rusisë dhe Ministrit për Marrëdhëniet me Qeverinë e Hapur.

Nënshkrimin e dekretit e paraprinë konsultimet e Kryetarit të Shtetit me kandidatët për postet e zëvendëskryeministrave, ministrave dhe zëvendësve të tyre.

Zëvendëskryeministra në kabinetin e ri do të ketë po aq sa dhe në atë të mëparshëm, por zëvendëskryeministër i parë do të jetë vetëm një - Igor Shuvallov. Postet e zëvendëskryeministrave i rifituan Vlladisllav Surkov, Dimitri Rogozin, Dimitri Kozak si dhe Aleksandër Hlloponin, i cili zë njëkohësisht edhe postin e të Dërguarit të presidentit (Ambasadorit) në Qarkun Federal të Kaukazit të Veriut. Zëvendëskryeministra të rinj të Qeverisë ruse u bënë Arkadi Dvorkoviç, i cili deri në momentet aktuale pat zënë postin e Ndihmësit të Presidentit, dhe ish Zëvendëskryetarja e Bashkisë së Moskës Olga Gollodec, që do të përgjigjet për bllokun social.

Stafi i ministrave ka ndryshuar në mënyrë të qenësishme. Nga ministrat e mëparshëm kanë ruajtur postet e veta në përbërjen e Qeverisë së re 5 ministra: Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, Ministri i Mbrojtjes Anatoli Serdjukov, Ministri i Financave Anton Silluanov, Ministri i Drejtësisë Aleksandër Konovallov, Ministri i Sportit Vitali Mutko.

Ekspertët mendojnë se ky riorganizim i madh u diktua nga detyrat tejet të komplikuara që do të shtohen për zgjidhje përpara Qeverisë së re në kushte mjaft të ndërlikuara ekonomike.

“Dëshiroj t’ju uroj suksese. Puna që do të na duhet të bëjmë është e ndërlikuar, mjaft konkrete. Situata në të cilën ndodhet ekonomia globale është krejtësisht e paqartë, e pasigurt dhe programin e zhvillimit të Rusisë ne do të na duhet ta realizojmë pikërisht në kushte të tilla”, - tha Presidenti rus.

Pasi i uroi suksese Kabinetit të ri të Ministrave, Vladimir Putin vuri në dukje se në vitet e fundit është arritur të bëhet jo pak. Por jo gjithçka e planifikuar prej nesh u zbatua dhe u përfundua - Qeverisë së re do t’i duhet të bëjë akoma dhe më shumë.

Vllad Grinkeviç