Presidentja lituaneze Dalia Grybauskaite parashikon, me kthimin e Vladimir Putinit në postin e Presidentit të Rusisë, rritjen e tensionit në marrëdhëniet mes Moskës dhe Vilniusit.

"Nëse marrim parasysh faktin e rikthimit të Vladimir Putinit në postin e Presidentit, unë mendoj se do të ketë përshkallëzim tensioni në çështjet kombëtare", - deklaroi Gribauyskayte në Çikago në një takim me përfaqësuesit e diasporës lituaneze, mbajtur në kuadër të samitit të NATO-s.

"Sipas të dhënave tona, një nga qëllimet e tij do të jenë përpjekjet e mëtejshme për t’i treguar botës se vendet balltike dhe Lituania, në veçanti,  janë nacionaliste, të pabindura, nuk i duan rusët dhe se përpiqen të hedhin baltë mbi imazhin e Rusisë", - tha Grybauskaite.