96 ushtarë u vranë dhe mbi 300 të tjerë u plagosën gjatë një shpërthimi në provën e paradës ushtarake në kryeqytetin e Jemenit, që po zhvillohej në afërsi të pallatit presidencial.

Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi ishte vepër makabre e një kamikaze të veshur me uniformë ushtarake. Sipas Agjencisë së Lajmeve Xinhua, ka pasur disa kamikaze.

Parada ushtarake duhet të mbahej të martën më 22 maj, kur në vend festohet Dita e Unitetit Kombëtar.