Gjykata e qytetin Harkov (Kharkov) e shtyu seancën e shqyrtimit të çështjes së dytë penale kundër ish-Kryeministres së Ukrainës Julia Timoshenko në 25 qershor.Arsyeja për shtyrjen e kësaj seance u bë gjendja e keqe shëndetësore e Timoshenko, i cila është duke u trajtuar në spital.

Sipas çështjes së dytë penale organet hetuese e akuzojnë ish-Kryeministren për evazion fiskal, për organizim të përvetësimit të fondeve publike dhe abuzime me detyrën shtetërore gjatë punës së saj në korporatën "Sistemet Energjitike të Bashkuara të Ukrainës".