Sizmiologët italianë regjistruan natën e kaluar 24 lëkundje të reja nëntokësore në rajonin e Emilia-Romagna, i cili vuajti pasojat e tërmetit të fuqishëm të djeshëm. Magnituda e shumicës së lëkundjeve të kores së Tokës luhatej nga 2 deri në 3 ballë, shkalla e katër prej tyre i tejkaloi 3 ballët.

Ekspertët vërejnë se intensiteti i lëkundjeve nëntokësore po vjen duke u reduktuar gradualisht, por ende nuk mund të përjashtohet mundësia e tërmeteve të reja të fuqishme.

Natën e së shtunës në të gdhirë të 20 majit rreth 36 km në veri të qytetit të Bolonjës ra një tërmet prej 6 ballësh. Pastaj atë e pasoi një tjetër tërmet prej 5.1 ballësh ditën e dielë.