Në Indonezi të mërkurën do të fillojë procedura për kthimin e trupave të viktimave të aksidentit ajror të avionit rus "Sukhoi Superjet-100". Për këtë njoftoi përfaqësuesi i Ambasadës ruse në Indonezi.

Sipas tij, pala indoneziane ka përfunduar identifikimin e trupave dhe ka ia ka hyrë  punës për plotësimin e dokumenteve, sipas të cilave autoritetet mund të fillojnë dorëzimin e trupave e të afërmve të tyre.

0"Superjet" u rrëzua më 9 maj në Indonezi gjatë një fluturimi demonstrimi. Të gjithë 45 personat që ndodheshin në bordin e tij gjetën vdekjen.