Në ankandin e Nju Jorkut një person për një milion dollarë bleu një skelet dinozauri të ruajtur mirë.Skeleti i përket llojit aziatik Tyrannosaurus Bataar, kafshës së ngjashme me Tyrannosaurus Rex shtatëmetërsh nga Amerika e Veriut.

Skeleti iu shit një blerësi privat, por ai nuk mund ta marrë atë deri sa të mos jenë zgjidhur të gjitha çështjet ligjore. Ekziston një vendim gjyqësor që parashikon ndalimin e shitjes së skeletit në emër të presidentit mongol. Mongolia ngul këmbë se skeleti i gjetur në shkretëtirën e Gobit është përvetësuar nga grabitësit. Shtëpia e ankandeve Heritage Auctions, e cila e nxorri në shitje skeletin, thotë se ai është sjellë në mënyrë krejtësisht ligjore në vend.