Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen njoftoi mbi përfundimin e fazës së parë të ndërtimit të sistemit të mbrojtjes antiraket (MAR) në Evropë.

"Ne e quajmë këtë gatishmëri operative të ndërmjetme. Ky është hapi i parë drejt qëllimit afatgjatë për sigurimin e mbrojtjes së gjithë territorit europian, popullsisë dhe forcave të armatosura", - tha Rasmussen në një konferencë shtypi në Samitin e NATO-s në Çikago.

Gatishmëria operative e ndërmjetme parashokon  që NATO të zotërojë komandën e kontrollin si dhe të përcaktojë rregullat në bazë të të cilave do të koncentrohen së bashku sensorët dhe raketat interceptore, që do të vihen në dispozicion nga aleatët për një mbrojtje efektive.

Për momentin sistemi ende nuk mund të garantojë sigurinë e mbrojtjes antiraket të Europës, sepse zona e mbulimit është akoma e kufizuar. Sipas fjalëve të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, kompleksi i mbrojtës antiraket do të jetë plotësisht funksional aty nga viti 2018.