Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi, të mbajtura të dielën, papritur fitoi Tomisllav Nikoliç. Boris Tadiç e pranoi humbjen e vet.

Në fjalimin e tij të parë Nikoliç tha se Serbia e kryesuar prej tij nuk do të heqë dorë nga integrimi në Evropë. Analistët gjithashtu e cilësojnë shumë të rëndësishme dhe një tjetër deklaratë të tij: se duke u bërë president ai do të largohet nga posti i kryetarit të Partisë Progresive Serbe.

Pritet që negociatat për formimin e qeverisë së re partitë serbe t’i fillojnë që sot.