Në Mbretërinë e Bashkuar vdiq solisti dhe kompozitori i këngëve të grupit "Bee Gees" Robin Gibb. Lajmi tragjik u njoftua nga familja e muzikantit. 62-vjeçari Gibb që prej disa vitesh vuante nga kanceri.

Karriera muzikore e Robin Gibb filloi në vitin 1958, kur ai themeloi grupin Bee Gees me vëllezërit e tij Barry dhe Maurice. Shitjet e disqeve të grupit në të gjithë botën i tejkalojnë 100 milionë kopje, çka i bën Bee Gees një nga kolektivat më të suksesshëm në historinë e industrisë muzikore.

Në vitet e fundit Robin Gibb ka punuar në bashkëpunim me djalin e tij mbi një vepër simfonike "Rekuiem për Titanikun". Premiera e saj nën ekzekutimin e Orkestrës Filarmonike Mbretërore u mbajt në përvjetorin e njëqindtë të tragjedisë në prill të këtij viti.