0Vala e parë e aktivistëve - "pushtuesit" nga Nju Jorku - tashmë ka mbërritur në Çikago. Pritet ardhja e autobusëve me protestues nga Los Angeles, Washington, Portland dhe qytete të tjera të mëdha amerikane. Mendohet se do të vijnë rreth një mijë njerëz. Përveç anëtarëve të lëvizjes “Occupy” në Chicago po drejtohen edhe përfaqësues të organizatave të tjera. Aksionin e tyre të protestës po e përgatisin dhe anëtarët e të ashtuquajturit Koalicion kundër NATO-s, "G-8"-s, luftës dhe varfërisë.

Ditën e hënë aktivistët okupuan godinën në të cilën ndodhet shtabi parazgjedhor i Barack Obama. Policia arrestoi 8 persona. Të martën aksioni u mbajt pranë ndërtesës së gjykatës ku u arrestuan edhe 4 veta. Ditën e mërkurë më shumë se 150 demonstrues marshuan përmes qytetit.

Disa nga drejtuesit e strukturave financiare madje urdhëruan vartësit e vet të ndryshojnë kostumet zyrtare me veshje të përditshme, që kur të ecin nëpër rrugë mes turmës të mos ngjallin zemërimin e protestuesve.

Ngjarjet kryesore do të fillojnë më 19 maj, ndërsa marshimi më masiv është planifikuar për ditën e dielë.

Policët janë përgatitur për samitin gjatë gjithë vitit. Komanda e Mbrojtjes Ajrore e Kozmike të Amerikës së Veriut (NORAD) do të zhvillojë të premten stërvitje në shkallë të gjerë në hapësirën ajrore mbi qytet.

Në stërvitjet ushtarake, detyra kryesore e të cilave do të jetë përpunimi i veprimeve për garantimin e sigurisë së forumit, do të përfshihen përveç NORAD, forcat e Shërbimit Sekret, Gardës Kombëtare dhe Rojes Bregdetare, si dhe përfaqësues të Dikasterit Federal të Aviacionit Civil dhe Qendrës së Bashkuar Operacionale të NATO-s, të hapur posaçërisht për zhvillimin e samitit.

0Në manovrat në fjalë do të marrin pjesë si avionë dhe helikopterë civilë ashtu dhe ushtarakë. Gjatë samitit mbi një pjesë të hapësirës ajrore të Çikagos do të shpallet zona e ndaluar për fluturime, regjimin e së cilës do ta garantojnë disa avionë të Forcave Ushtarake Ajrore. Policia e Çikagos do të marrë masa të larta sigurie.