Pas shpërthimeve në kryeqytetin e Sirisë, një javë më parë, të cilat çuan në një numër të madh viktimash, qëndron "Al-Qaeda". Bindjen e vet për këtë e shprehu Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon.

Duke folur ditën e enjte në selinë e OKB-së para nxënësve amerikanë, ai në përgjigje të pyetjes për Sirinë kujtoi se vetëm pak ditë më parë atje ndodhi "një sulm terrorist masiv, i cili krijoi probleme shumë serioze".

0Si rezultat i dy shpërthimeve, që tronditën kryeqytetin e Sirisë në mëngjesin e 10 majit, u vranë të paktën 55 njerëz dhe 372 të tjerë u plagosën. Përgjegjësinë për aktin terrorist tani për tani nuk e ka marrë mbi vete askush.