Në kryeqytetin libanez Tripoli persona të panjohur të armatosur sulmuan grupin e xhirimit të kanalit televiziv “Russia Today”. Në shërbimin për shtyp të kanalit njoftuan se incidenti ndodhi në qendër të qytetit gjatë xhirimit të përleshjeve midis përkrahësve dhe kundërshtarëve të Presidentit të Sirisë fqinje Bashar Al-Assad. Ndërkohë gjatë incidentit askush nuk u lëndua.

Korrespondentit, operatorit dhe asistentit të tij iu afruan disa të panjohur dhe i kërkuan lejen për xhirim dhe kartën e akredimit. Kur mësuan se para tyre qëndronin bashkëpunëtorët e filialit të Bejrutit të korrespondentëve të kanalit televiziv “Russia Today” në gjuhën arabe, njerëzit e armatosur, duke u kërcënuar dhe duke i quajtur gazetarët "spiunë të Assad-it", u përpoqën të thyenin mikrofonin dhe të marrin me forcë videomaterialet e xhiruara. Grupi i kanalit televiziv u detyrua të largohet nga vendi i ngjarjes.