0“Putin është një politikan mjaft kompetent. Do të ishte shumë mirë sikur liderët në Evropë dhe tek ne në vend të ishin po aq kompetentë sa ai... Ne kemi shumë marrëveshje me Rusinë, por ato thjesht mbahen të mbyllura në sirtare. Ne duhet të veprojmë në mënyrë të tillë që popullsia e Rusisë të ketë mundësi të njohë Rumaninë bashkëkohore, ndërsa rumunët të mësojnë sa më shumë mbi Rusinë aktuale”, - deklaroi ai.

Senatori Sever Voinescu, politikan i krahut të dhjathtë, i cili përfaqëson Partinë Liberale Demokratike (Partidul Democrat-Liberal, PDL), që tradicionalisht mbështet Presidentin Traian Băsescu, e kritikoi ashpër fjalimin e Ministrit të Jashtëm Andrei Marga. Ai deklaroi se “Ministri shprehu admirimin e vet për Rusinë dhe Kinën” dhe artikuloi gjatë kësaj “një frazë të vetme” për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Deklaratat e bëra nga Ministri i ri i Punëve të Jashtme janë në kontrast të plotë me kursin tradicionalisht antirus të politikës së jashtme të Bukureshtit zyrtar, i cili pranoi, për shembull, dislokimin e elementeve të sistemit evropian të mbrojtjes antiraket (MAR) në territorin rumun.

Një nga sociologët, person që hyn në rrethin e ngushtë të Presidentit Traian Băsescu, Sebastian Lăzăroiu deklaroi në blogun e vet se Andrei Marga në të kaluarën ka bashkëpunuar me Securitate, shërbimin sekret të regjimit të Nicolae Ceauşescu. Sebastian Lăzăroiu kërkoi zhvillimin e një hetimi urgjent, edhe pse Komisioni Kombëtar për Studimin e Arkivave të Sigurimit të Shtetit tashmë ka konfirmuar një herë zyrtarisht se Andrei Marga nuk ka bashkëpunuar me Securitate.

Të hënën në shtyp u dukën akuza të reja. Menjëherë disa gazeta publikuan një sërë materialesh, në të cilat aludohet për një bashkëpunim të mundshëm të Andrei Marga me shërbimet sekrete ruse.

Kryeministri Victor Ponta nxitoi t’i sigurojë gazetarët dhe opinionin publik me deklaratën e vet se “partneret kryesore për Rumaninë janë Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO”, duke theksuar se ai “nuk admiron Vladimir Putinin, por admiron Tony Blair”.

0I vetmi politikan rumun, i cili shprehu publikisht shpresën për përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë, u ndodh në vetmi të plotë. Mbetet vetëm të shpresohet se Andrei Marga do t’i mjaftojnë forcat për të ushtruar një ndikim pozitiv në kursin e politikës së jashtme të Rumanisë, pavarësisht nga opozita me të cilën po përballet aktualisht ai.

Valentin Mândrăşescu