U identifikuan 15 viktima të tragjedisë së aeroplanit rus “Sukhoi Superjet-100”, të rrëzuar në perëndim të ishullit Java, njoftoi përfaqësuesi i policisë indoneziane. Policia vuri në dukje se rezultatet e identifikimit bazohen në të dhënat odontologjike, analizat e ADN-së dhe dokumentet personale.

Identifikimi i viktimave të aksidentit ajror që ndodhi me aeroplanin rus po vazhdon.

0Gjithsej nga vendi i katastrofës shpëtuesit evakuuan 41 konteinerë plastikë me fragmente të trupave të viktimave dhe sendet e tyre personale. Nuk u gjet asnjë trup i plotë.